Slide One
Slide One
Slide Two
Slide Two
Slide Three
Slide Three
previous arrow
next arrow

Shtëpia Studio Kadare, lindur më parë si një muze qytetës, është mirëfilli edhe një hapësirë kulturore e cila shtjellohet në apartamentin ku shkrimtari Ismail Kadare banoi dhe zhvilloi gjithë krijimtarinë e tij nga viti 1974 deri në fillim të vitit 1990.

Fondi i Shtëpisë Studio Kadare përbëhet nga mbi 1000 libra të autorit, një pjesë e të cilëve bartin dedikime, përkthime poezish të pabotuara ndonjëherë, dorëshkrime të autorit dhe të së shoqes, shkrimtares Elena Kadare, fotografi origjinale personale, etj. 

Në këtë seksion gjeni të zbardhura bisedat dhe diskutimet e mbajtura në takimet përkatëse si dhe të gjithë materialin fizik që u është ofruar pjesëmarrësve në aktivitet, me shpresën se do t’ju shohim të pranishëm në aktivitetin e rradhës!

Orari dhe Biletat

Biletat mund të blihen pranë zyrave tona në adresën zyrtare të Shtëpisë Studio Kadare, që e gjeni në faqen tonë të Kontaktit.
Për sezonin turistik (Maj-Tetor) muzeu qëndron i çelur edhe gjatë festave zyrtare. Dita e hënë është gjithmonë pushim.

Sezoni Orari
1 Maj - 15 Tetor
E martë- E shtunë 10:00-18:00
E dielë 10:00-14:00
15 Tetor - 1 Maj
E martë- E shtunë 10:00-17:00
E dielë 10:00-13:00
Lloji Çmimi
Biletë Individuale 500 ALL
Biletë Grupi (mbi 10 persona) 300 ALL
Biletë Familjare (të shoqëruar me fëmijë) 250 ALL
Biletë e reduktuar (pensionistë, veteranë, ish-të përndjekur politikë, persona me aftësi ndryshe, invalidë pune dhe lufte) 100 ALL
Biletë Studenti (Kartë Studenti, R.SH.) 80 ALL

Fondi i Shtëpisë Studio Kadare

Zbuloni listën me libra të autorit, dedikime, dorëshkrime përkthime poezish të pa botuara ndonjëherë, etj
nëpërmjet librarisë tonë virtuale.