66 veprat e para te Kadaresë, vijnë në një ekspozitë | ABC News

Ekspozita “Eskurs në botimet dhe edicionet e para të Kadarese”, sjell 66 vepra të botimit të parë. Veprat rrokin vitet 1954-2018. Kuratorja e ekspozitës Ana Shkreli thotë se krahas pasurisë së veprës së Ismail Kadaresë, ekspozita është një udhëtim mbi grafiken e botimeve në 4 dekada.

Hera e parë është e magjishme…. Edhe kjo ekspozitë ndalet tek prezantimi i Kadares në botimet e para. Gjithcka nis me librin e parë “Frymëzime djaloshare” 1954, për të shtegtuarv në 66 vite botime veprash të rëndësishme për letërsinë shqipe. Ana Shkreli drejtore e Shtëpis Studio Kadare thotë se fokusimi në botimet e para ëshët bërë , me qëllim që të shpalosen edhe disa intimitete të shkrimuitarit të shquar për brezat.

“Konsulencë me shkrimtarin nuk kemi patur kemi pasur por nje prshëndetje nga ana e tij që ne e kemi njoftuar dhe e kemi ftuar që të jetë pjesë. Shkrimtari ka qenë shumë i ngrohtë. Për ne ka pasur një dilemë duke qenë se shkrimet e shkrimtarit janë pas atipike, ai i ka redaktuar stilitikisht dhe artistikisht shumë herë dhe mund të themi se botimet e fundit janë ato që mbartin vullnetin e autorit. Të çliruara edhe nga censura e kohës etj, përtë krijuar intimitetin e autorit dhe momentiet e para të tij këto vepra që janë botuiar në periudhën që ai ka dhe ndaj kemi zgjedhur edicionet e para jo të fundit,” tha Shkreli.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

“Kush do që vjen ka mundësinë që të jetë fizikisht dhe të përfshihet në atë që Kadare ka krijuar. Frymëzimet Djaloshare është shtypur në 1954 vetem në 4 mijë kompje që na e bëri të vështirë kërkimin, me kopertine të Ksenofon Dilos, kemi “Përse Mendohen Këto Male”, me kopertinë të Safo Markos kemi plot të tjera me kopertinë të Zef Shoshit, Ardian Karakashit piktor vërtet të mirfilltë. Dhe gjysma e ekspozitës i dedikohet botimeve para 90’”, është shprehur ajo.

Në këtë rrugëtim prej 6 dekadash, pasqyrohen fazat e krijimtarise se Kadares, ku në vitin 2000, shkrimitari i njohur i dedikohet së tepermi Kosovës duke dhënë një kontribut të të madh për njohjen europiane të shtetit të Kosovës.

“Për një lexues për medyrën se si ne e kemi grupuar me dekada, mund ta kuptojë dhe periudhën që Kadare ka qenë më aktiv. Po të shikosh në vitin 2000 tema e Kosovës mbizotëron”, është shprehur Ana Shkreli.

Ekspozita “Eskurs ne Botimet dhe Edicionet e para të Kadares”, do të qëndroj e hapur deri me 31 janar ne ambjentet e Kalasë së Tiranës./abcnews.al