Martin Camaj në shtëpinë e Ismail Kadaresë

Shtëpia muze e Ismail Kadaresë është kthyer tashmë jo vetëm në një atraksion turistik, por dhe në vendin ku artistët dhe shkrimtarët zhvillojnë aktivitete.

Në javën kulturore kushtuar Martin Camajt, studiues, dashamirës dhe lexues organizuan një mbrëmje diskutimi mbi rëndësinë e veprave të tij.

Berisha: Mbi të gjitha Martinin duhet ta studiojnë në disa pikëpamje. Qoftë nga antropologjia kulturore, letërsia dhe literatura

Martin Berisha, drejtor i Qendrës për hulumtime shkencore dhe studime shqiptare Albanica në Lubjane kërkoi prej të rinjve ti kushtojnë më shumë vëmendje veprave të Camaj.