Persida Asllani: Gjesti i duhur nga Akademia e Shkencave, është vlerësimi që i bën lexuesi.

Shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare bëri 84 vjeç ditën e sotme. Në këtë ditë të veçantë, Akademia e Shkencave e nominoi sërish për çmimin Nobel. Në një lidhe të drejtpërdrejtë me Ilva Now, në Euronews Albania, pedagogia dhe studiuesja e letërsisë Persida Asllani e vlerësoi këtë si gjestin e duhur të akademisë, që tregon më së miri vlerësimin shumë të madh që i bëhet nga lexuesit shqipfolës dhe jo vetëm dhe një shenjë afeksioni e lexuesit ndaj gjeniut të letrave shqipe.