muzeu vendor shtepia studio kadare, Rudina Xhunga

Bisedë Letrare me Zj. Rudina Xhunga

Në takimin e rradhës ishte e ftuar speciale Znj. Rudina Xhunga. Ajo ndau me pjesëmarrësit të pathënat pas kamerës dhe eksperiencat e saj si gazetare gjatë intervistave që ka bërë jo vetëm me shkrimtarin Ismail Kadare, por edhe me shkrimtarët e mëdhenj si Amos Oz, Michel Houellebecq, Orhan Pamuk, Doris Lesing, etj. U ndalëm tek intervista e realizuar për çmimin e “Jeruzalemit në Letërsi”, ose siç njihet ndryshe çmimi i lirisë, ku diskutuam rreth temës së emigrimit, lirisë, izolimit etj.  Ajo ka qënë e para gazetare që intervistoi gruan e diktatorit Znj. Nexhmie Hoxha. Ajo gjithashtu është autore e tre botimeve. Një bisedë tepër e këndshme ishte ajo rreth sprovave të saj letrare.