Ekspozita “Përmes Lentes së Leximit”

Duke dashur të sjellim sa më afër të rinjve librin dhe leximin në një kohë kur teknologjia është në qendër të vëmendjes së tyre, Shtëpia Studio Kadare i hapi dyert një ekspozite artistike të veçantë “Përmes Lentes së Leximit”. Fotot bardh e zi sollën në fokus leximin tek të rinjtë përmes lenteve të aparatit fotografik. Fotografitë e realizuara nga fotografi shqiptar me famë ndërkombëtare Z. Dauti ishin krijime në letra artistike të përmasave të ndryshme, ku protagonistë ishin njerëz të zakonshëm, të cilët përcjellin një mesazh rëndësishëm atë të domosdoshmërisë së leximit. Ekspozita u kurua nga Znj. Klea Ismaili.