Ëndërr në Pallatin e Kuq

Në këtë takim, krejt ndryshe nga herët e tjera, u ndalëm tek një nga klasikët e letërsisë kineze.

Biseduam rreth veprës “Ëndërr në Pallatin e Kuq’’ të shkrimtarit Cao Xuqin. Një histori sa interesante e shkruar bukur, me karaktere e personazhe të lumtura dhe të trishtuara, sa të ndërlikuar po aq edhe befasues. Së bashku me të ftuarin Erion Malaj, drejtues të “Confucius Tirana” dhe me pjesëmarrësit, ndamë mendimet rreth këtij romani të njohur ndryshe si “Historia Gurit”, i cili befason lexuesit e huaj me realitetin e një shoqërie komplekse që i nënshtrohet një kodi nderi të ngurtë.