gjenerali i ushtrise se vdekur, muzeu shtepia studio kadare

Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur

Me rastin e 60-të vjetorit të botimit të librit “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” sëbashku me kritikun, eseistin dhe shkrimtarin Z. Agim Baci, biseduam rreth këtij romani të parë modernist të shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Ishte kjo vepër e cila e bëri të njohur shkrimtarin në letërsinë shqipe dhe në të gjithë botën si dhe është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të huaja. Akademikë, të ftuar dhe anëtarët e Klubit, biseduan rreth temave universale që romani trajton dhe mbi ndikimin e tij në letërsinë shqipe gjatë periudhës së komunizmit.