muzeu studio kadare ikja e shtergut marie lasgush poradeci

Ikja e Shtergut

Këtë herë biseduam rreth librit “Ikja e Shtergut”, mikro-romani i shkruar nga autori në vitin 1986. Ky libër i nxjerrë nga vendi me ndihmën e mikut të tij Claude Durand,  presidenti i shtëpisë botuese Fayard, u depozitua në një kasafortë në Paris dhe po atë vit do të botohej në gazetën Le Monde. Në këtë takim e ftuara speciale ishte Znj. Marie Gusho (Poradeci), e bija e poetit të madh Lasgush Poradeci. Të pranishmit biseduan rreth Lasgushit shkrimtar e piktor dhe biseda zbuloi disa kuriozitete të rralla të jetës së këtij liriku të madh.