Kukulla

Këtë herë sëbashku me të ftuarin Z.Albert Gjika dhe anëtarët e klubit diskutuam rreth librit „Kukulla“, një tregim i shkurtër, por magjepsës. Fillimisht ishte pjesë e librit „Mëngjeset në Kafe Rostand“, më pas u botua si libër më vete. I botuar  sëpari në Francë me titullin „La Poupee“, më pas në spanjisht, frengjisht dhe italisht. Në këtë roman autori përshkruan figurën e nënës së tij, të cilën kurrë nuk e kishte kuptuar tërësisht.

Ajo çka kuriozoi dhe u ndalën më shumë pjesëmarrësit ishte pikërisht lidhja e figurës së mëmëdheut, nënës dhe gruas që ka bërë autori në vepër, ky triptik i ardhur artistikisht bukur tek lexuesi.