Shtëpia Studio Kadare në Panairin e Librit 2022

Panairi i Librit 2022 ishte mbyllja e nje viti të suksesshëm të Shtëpia Studio Kadare si një promotore e padiskutueshme e librit dhe letërsisë së mirë, por edhe si një nga polet e kulturës më aktive në vend.
Zemërplotë, me dashurinë për librin dhe leximin, me pjesëmarrës të panumërt në aktivitetet tona, gjetëm rastin të falenderonim miqtë me aktivë të shtëpisë tonë me karta anëtarësimi për “Klubin e Librit Kadare” duke e zgjeruar akoma më shumë komunitetin e lexuesve.
Gjithashtu, gjejmë rastin të falenderojmë të rinjtë vullnetarë që kontribuan në këtë panair, duke na e bërë edhe më të këndshme eksperiencën.
Do të shihemi sërish në panairin tjetër me akoma më shumë të reja dhe surpriza!