blendi fevziu

Tirana e Kadaresë

„Tirana e Kadaresë“ ishte tema e diskutimit të këtij takimi me të ftuarin Z. Blendi Fevziu, i cili ndau me të pranishmit sesi është njohur me veprën e Kadaresë në fëmijërinë e tij dhe disa kuriozitete nga intervistat e realizuara deri mw sot. Të shumëta ishin pyetjet nga anëtarët tepër kuriozë  për të zbuluar diçka më shumë rreth intervistave  tij me shkrimtarin.

Njëra nga veprat e cila mori vëmendjen gjatë diskutimit ishte „Viti i mbrapshtë“, që sipas tij nuk është bërë e njohur sa duhet. I vlerësuar si një nga veprat më të arrira artistike të autorit, romani nuk u botua asnjëherë si libër më vete, veç pas rënies së komunizmit.