Festojmë Datëlindjen e Ismail Kadare

Edhe 100 vite të lumtura Ismail Kadare!

Ky urim na doli nga zemra këtë 28 janar, kur ai mbushi plot 86 vjet.

Të shumtë ishin miqtë që u ulën në dhomën e ndenjes e folën për dashurinë ndaj letërsisë e artit, për kujtimet interesante me shkrimtarin nëpër rrugëtimin e gjatë të jetës e karrierës së tij. Një shije luksoze na lanë poezitë e veçanta të Kadaresë, të cilat u interpretuan në sfondin e notave në piano.

 

E po ashtu, na bënë të ndiheshim si brenda në libër të tjera poezi të lidhura në tullumbacet e festës, ku mund të gjenim të preferuarën tonë para aparateve fotografike që fiksonin këto momente magjike. Në mbyllje të këtij gëzimi, edhe pse në mungesë të shkrimtarit, jemi të lumtur që arritëm t’a përçojmë gjithë energjinë në një lidhje telefonike, ku ai buzëqeshte teksa dëgjonte në kor “Shumë urime për ty…