


Slide One

Slide Two

Slide Three

Shtëpia Studio Kadare, lindur më parë si një muze qytetës, është mirëfilli edhe një hapësirë kulturore e cila shtjellohet në apartamentin ku shkrimtari Ismail Kadare banoi dhe zhvilloi gjithë krijimtarinë e tij nga viti 1974 deri në fillim të vitit 1990.
Fondi i Shtëpisë Studio Kadare përbëhet nga mbi 1000 libra të autorit, një pjesë e të cilëve bartin dedikime, përkthime poezish të pabotuara ndonjëherë, dorëshkrime të autorit dhe të së shoqes, shkrimtares Elena Kadare, fotografi origjinale personale, etj.
Në këtë seksion gjeni të zbardhura bisedat dhe diskutimet e mbajtura në takimet përkatëse si dhe të gjithë materialin fizik që u është ofruar pjesëmarrësve në aktivitet, me shpresën se do t’ju shohim të pranishëm në aktivitetin e rradhës!
Biletat mund të blihen pranë zyrave tona në adresën zyrtare të Shtëpisë Studio Kadare, që e gjeni në faqen tonë të Kontaktit.
Për sezonin turistik (Maj-Tetor) muzeu qëndron i çelur edhe gjatë festave zyrtare. Dita e hënë është gjithmonë pushim.
Sezoni | Orari |
---|---|
1 Maj - 15 Tetor | |
E martë- E shtunë | 10:00-18:00 |
E dielë | 10:00-14:00 |
15 Tetor - 1 Maj | |
E martë- E shtunë | 10:00-17:00 |
E dielë | 10:00-13:00 |
Lloji | Çmimi |
---|---|
Biletë Individuale | 500 ALL |
Biletë Grupi (mbi 10 persona) | 300 ALL |
Biletë Familjare (të shoqëruar me fëmijë) | 250 ALL |
Biletë e reduktuar (pensionistë, veteranë, ish-të përndjekur politikë, persona me aftësi ndryshe, invalidë pune dhe lufte) | 100 ALL |
Biletë Studenti (Kartë Studenti, R.SH.) | 80 ALL |
Email: [email protected]
Adresa: Rruga e Dibrës, Pll. 85, Pallati me kuba karshi Hotel Tirana, Shk. 1, Kati 3, Tiranë