Klubi i Librit

Klubi i Librit Kadare është një iniciativë e Shtëpisë Studio Kadare që synon të promovojë veprën e shkrimtarit, të sjellë të rinjtë pranë leximit e të forcojë komunitetin e lexuesve aktual. Aktivitetet e tjera rreth librit u bënë shkas për ndezjen e shkëndijës për të krijuar këtë klub. Ngritja e këtij Klubi vjen me qëllim rritjen e formimit kulturor dhe ndërtimit të mendimit. Tradita e vjetër e klubit të librit rijetësohet në ambjetet e muzeut Kadare, në këtë mënyrë mbjell shumë vlera të njeriut si kominikimi, shkëmbimi i mendimeve, debatet.

Në takimet e Klubit të Librit Kadare, bisedojmë rreth librave të shkrimtarit Ismail Kadare, si dhe libra të tjerë të autorëve të njohur. Pjesëmarrësit diskutojnë rreth librit, mesazhit, autorit, jetës së tij, figurave artistike deri tek çështjet sociale të shoqërisë tonë. Përveç njohjes së veprës së plotë të Ismail Kadare,  synojmë të prezantojmë lexuesin dhe me letërsi që njihen pak apo aspak nga publiku ynë, si letërsi vendase dhe të huaj.

Klubi i Librit mirëpret cdo të apasionuar pas letërsisë, kulturës, si dhe ata që vijnë nga cdo sferë e jetës, të interesuar për të ndarë sëbashku diskutime konstruktive, një vlerë e shtuar. Takimet e Klubit të Librit janë të përjavshme. Klubi deri më sot numëron 105 anëtarë, të cilët angazhohen në përzgjedhjen e librave për takimin e rradhës. Shpesh në Klubin e Librit është i ftuar një ekspert i letrave, shkrimtar, përkthyes, artistë, si dhe personazhe të rëndësishëm si ambasadorë, konsujt të kulturës, etj, të cilët ndajnë eksperiencat e tyre lidhur me letërsinë, trashëgiminë, kulturën, dhe fragmente nga histori personale të panjohura më parë për publikun.

Anëtarët e Klubit kanë krijuar Fondin e Librit Kadare. Eshtë një mënyrë për të thithur libra dhe për t’ia dhuruar institucioneve që kanë nevojë, si bibliotekave të qytetit dhe të shkollave, konvikteve, apo komuniteteve që kanë nevojë.

Së bashku me pjestarët e klubit tonë duke qënë se na bashkon një dashuri e përbashkët ajo për letërsinë, për librin, kemi organizuar “Mbrëmjet Poetike” ku nën tingujt e muzikës, lexohen pasazhe nga shkrimtarë, apo pjesëza nga shkrimet e vetë pjesëmarrësve.

Ftojmë të gjithë dashamirësit e librit, analistët, letrarët apo ata që janë thjesht kuriozë të bëhen pjesë e klubit duke klikuar KËTU.