Shtëpia Studio Kadare në bashkëpunim me Ambasadën Çeke në Tiranë shfaqën në ambjentin e muzeut, filmin “Ushtari i mirë Shvejk”. Ky aktivitet bëri bashkë studiues, dashamirës të letërsisë dhe kinematografisë, të cilët ndoqën këtë produksion filmik i realizuar në vitin 1956, por i restauruar së fundmi për publikun. Në vazhdimësi Shtëpia Studio Kadare do të vijojë bashkëpunimin me aktivitete të tjera kulturore, duke trajtuar shkrimtarët e mëdhenj si Kafka, apo Kundera.


