Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Ditën ndërkombëtare të poezisë, ia dedikuam posacërisht poeteve femra.
Zëri i krijueseve letrare në hapësirën shqiptare, i ka dhënë poezisë frymën njerëzore dhe ka luajtur në vazhdimësi rol emancipues.
Një nga zërat më të guximshëm ishte e ftuara e mbrëmjes Rita Petro, poezia e së cilës i kendon kënaqësisë së parezistueshme të jetuarit jashtë tabuve.
Mbrëmja krahas diskutimeve u shoqërua dhe me interpretime të poezive krijuar nga të pranishmit, të cilat përcollën emocione të forta.