Takimi Klubi i Librit Kadare

Në takimin e rradhës të Klubit të Librit Kadare u ndalëm tek “Të Martat me Morrie”, nga autori Mitch Albom, një nga librat që ndikon tek mendimet, idetë, ndjesitë e kujtdo që e lexon. I ftuari special kritiku Z.Agim Baci ndau me të pranishmit opinionet e tij mbi librin, ku nuk munguan dhe ndarja e përvojave personale si dhe ndikimi i librit tek secili prej nesh.