“Xhiro në Gjirokastrën e Kadaresë”

Një guidë interaktive e cila nisi nga shtëpia muze e shkrimtarit dhe më pas ndalesat do të ishin në vendet më interesante gjirokastrite dhe ato më të përmendura në veprat e tij. Kjo guidë u shoqërua dhe me fragmente të shkëputura nga librat e atutorit, të cilat përshkruanin me detaje dhe mjeshtrisht Gjirokastrën, qytetin e gurtë.