Në kuadër të javës së të drejtave të vajzave dhe gruas, Shtëpia Studio Kadare organizoi një takim dedikuar gruas në letërsinë shqipe. Së bashku me pjesëmarrësit e klubit diskutuam rreth shkrimtareve të para të periudhës së Rilindjes Kombëtare e deri tek ato të ditëve të sotme.
Letërsia shqiptare është e dominuar nga meshkujt, por është koha të vlerësojmë Helena Kadare, Diana Culin, Luljeta Leshanakun, Flutura Ackën, Rita Petron, Mira, Meksin, Elvira Domes e shumë të tjera për kontributin që kanë dhënë e vazhdojnë të japin në letrat shqipe.
‘‘…..emrat e tyre vetojnë në faqet e shtypit, por shumë më rrallë se cdo të duhej.“ – shkëputur “Mëngjeset në Kafe Rostand”, Ismail Kadare


