Shkrimtari Ukrainas Taras Shevchenko

Në takimin e rradhës zgjodhëm të diskutonim rreth poetit, artistit të njohur ukrainas Taras Shevchenko. Disa nga poezitë e tij vijnë të përkthyera për herë të parë nga shkrimtari Mitursh Kuteli. I ftuar special ishte Ambasadori i Republikës së Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov. Si dashamirës i botës së letrave, ky takim i solli kujtime të mësimëdhënies në auditorët e universitetit.

Z.Ambasador u ndal edhe tek rëndësia e edukimit, artit, dhe kulturës, të cilat “bëjnë bashkë popujt nëpërmjet magjisë së fjalës”, sic u shpreh vetë ai.

Klubi Kadare do të jetë gjithnjë në mbështetje të të rinjve ukrainas nëpërmjet aktiviteteve kulturore dhe jo vetëm.