Pallati i Ëndrrave

Në takimin e dytë të Klubit u diskutua ‘‘Pallati i Ëndrrave‘‘, Ismail Kadare. I botuar fillimisht vetëm dy kapitujt e parë me titullin ‘’Nënpunësi i Pallatit të Ëndrrave‘’, në përmbledhjen me tregime ‘’Emblema e Dikurshme’’. Vepra e plotë botohet tre vite me vonë nga autori, por u kritikua dhe u ndalua të qarkullojë. Ky roman ka kaluar në dy periudha, gjatë komunizmit dhe pas rënies së tij ku vepra mori ngjyrime artistike dhe jep realitetin e kohës nën të cilën është shkruar.

Në këtë takim ishte i ftuar profesori dhe kritiku letrar Z. Agim Baci, i cili analizoi veprën dhe ndau me ne interpretimin e tij rreth romanit duke lënë hapësirë për diskutime të shumta mes pjesëmarrësve.