Ky takim ishte tepër i vecantë. Anëtarët e Klubit dhe dashamirësit e poezisë trajtuan kompozimin poetik Haikun, prej tri vargjesh me pesë, shtatë dhe pesë rrokje.
Haiku është krijuar në Japoni në shekullin e XVII. Temat e tij përfshijnë natyrën dhe ndjenjat që ka përjetuar poeti ose haji në mendjen e tij. Për shkak të shkurtësisë së saj kërkohet një sintezë e lartë e mendimit dhe e imagjinatës. Pjesëmarrësit të frymëzuar nga poezitë e shkrimtarëve më të njohur të Haiku si Matsuo Basho, Yosa Buson etj… në fund të takimit krijuan vetë vargje haike.




