Ca pika shiu ranë mbi qelq…

Duke marrë shkas nga java e dashurisë, siparin e takimeve të përjavshme do ta hapnin copëzat e poezive të përzgjedhura me shumë dashuri nga anëtarët e klubit tonë. Ata ndanë sëbashku fragmente poezie nga vëllimi me dyzetë poezi të zgjedhura “Ca pika shiu ranë mbi qelq’’ të autorit Ismail Kadare. Disa prej tyre poezive më të parapëlqyera për anëtarët ishin, LLora, Mall, Mbrëmja e Fundit në Moskë, Pa ty, e shumë të tjera.