Qyteti Pa Reklama

Në këtë takim u ndalëm tek libri „Qyteti pa Reklama“. Një roman i shkruar në moshë tepër të hershme nga shkrimtari, në moshën njëzetë e tre vjecare. Kadare e nisi këtë roman në Tiranë, por më pas e vazhdoi në Moskë, duke e regjistruar me zë nëpërmjet kasetave regjistruese. ‘‘Qyteti pa reklama‘‘ merr pamjen e një sfide për autorin, ai lufton kundër një fataliteti të cilin e quan fati i tij. Si një student në Moskë e ndjente veten të zhytur në mikro-koszmosin e letërsisë sovjetike, ndaj kjo solli të lindte tek ai ndjesia e shuarjes së pasionit për letërsinë.

Së bashku me dashamirësit e veprës së autorit biseduam jo vetëm rreth mënyrës së shkrimit, realizimit të këtij romani por edhe konceptimit tejet të vecantë.