Lexo Kudo-Lexo N’Park

Me rastin e Ditës Evropiane të Parqeve organizuam takimin e rradhës të aktivitetit Lexo Kudo-Lexo N’Park. Bashkë me fëmijët e shkollës jopublike “Faik Konica” lexuam fragmente nga libri “Lëndina e Arushëve” të shkrimtares për fëmijë Rovena Rrozhani. Fëmijët e talentuar recituan poezitë e tyre të preferuara, u argëtuan duke luajtur lojra tradicionale dhe në fund të takimit morën autografe nga shkrimtarja.