Mjeshtri dhe Margarita

Mjeshtri dhe Margarita” është një prej alegorive më të komplikuara, por edhe më të bukura të prodhuara në letërsinë ruse të shekullit të kaluar nga Mikhail Bulkagov.

Një novelë brenda novelës, e shtresëzuar në dy periudha analoge, të cilat autori i gërsheton për të ndërtuar tregimin e tij simetrik mes kryqëzimit të Krishtit dhe kryqëzimit të popullit rus, krahasimisht. Pyetjet që ndërtojnë shtratin e rrjedhës së kësaj vepre jaë të një shoqërie të kapur kokë e këmbë në totalitarizëm, ateizëm, që pamjen e saj e reflekton nga një pasqyrë e thyer që shtrembëron natyrën njerëzore.

“Satira makabre” e Bulgakov sjell njё joshje tё parezistueshme, ku herё projektohet si hije dhe tjetёr herё si dritё, si kamzhik kundёr pushtetit, siҫ natyrshёm vijnё marrёdhёniet njerёzore nё paradoksin e tё mirёs dhe tё keqes.

Profesori i nderuar Dr. Korab Hoxha dhe pedagogia e dashur Dr. Beljore Qose ofruan kёndvёshtrimet e tyre mbi veprën e autorit, rolin e artit, tё shkruarit kundёr rrymёs dhe censurёs në letërsi. Nuk munguan lexime fragmentesh nga Bulgakov nёn tingujt e muzikёs sё Shostakovic, tё interpretuara nga Blerina Durmishaj nё violinҫel dhe Era Canaj nё violinё.