Luigi Pirandello Vjen i Përkthyer nga Anxhela Lepuri

U promovua për herë të parë përkthimi më i ri nga Anxhela Lepuri i librit “6 personazhe në kërkim të autorit” të një prej dramaturgëve më të rëndësishëm të shek. XX, Luigi Pirandello. Shkrimtarë, studiuesë e regjizorë diskutuan mbi letërsinë, teatrin dhe evolucionin e tij.
Patëm kënaqësinë të kishim të pranishëm shkrimtarin Ag Apolloni njëkohësisht botues i këtij libri, regjizorin Mehmet Xhelili dhe miq të Shtëpisë Studio Kadare, të cilët i dhanë ngjyra e gjallëri diskutimit.