Hashek dhe Ushtari i Tij i Mirë Shvejk

Të minosh autoritetin duke ndjekur urdhrat. Ky është gjenialiteti i ushtarit Shvejk dhe humorit çek.
 
Nderuam kështu Ditën Botërore të Librit dhe 100 vjetorin e vdekjes së shkrimtarit Jaroslav Hasek, në një takim letrar mbi satirën në letërsi e art; “Hashek dhe ushtari i tij i mirë Shvejk“.
 
Ky event u organizua nga Shtëpia Studio Kadare në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Republikës Çeke dhe shenjon fillimin e një serie takimesh mbi letërsinë çeke.
 
Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Z. Karel Urban Ambasador i Republikës Çeke, Z. Bajram Peçi, gazetar e studiues i mirënjohur, i cili foli mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit dhe aktori Rezart Veleshnja, që interpretoi pjesë nga “Ushtari i Mirë Shvejk”.
 
E shijuan shumë këtë takim nxënësit e shkollës Petro Nini Luarasi, u argëtuan me bëmat e ushtarit Shvjek dhe morën me vete kopje të të katër vëllimeve të librit, dhuruar blibliotekës së shkollës nga Ambasada Çeke, me këtë event.