Mbrëmja Poetike “Kristal”

Muza ndaloi në Shtëpia Studio Kadare 🧚🏻‍♀️.

Ishte një mbrëmje unike në të cilën, kremtuam poezinë e pashoqe të Ismail Kadare, me interpretimet e shkëlqyera të aktoreve më në zë shqiptarë si:

Raimonda Bulku, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Yllka Mujo, Olta Daku, Arben Derhemi e Gëzim Rudi, nën drejtimin e regjizores Driada Dervishi, të shoqëruar në këngë nga Erinda Agolli, Daorsa Dervishi në flaut, Arbër Çeri kitarë me interpretimin koreografik të Kristina Ici.

Na nderoi me pjesëmarrjen e saj vetë e zonja e shtëpisë, Elena Kadare, përfaqësues të Ambasadave, medias e personalitete të fushës së artit të cilët, u emocionuan nga performancat aq unike e prekëse të aktorëve që na ushqyen shpirtin.❤️

Faleminderit regjizores Driada Dervishi për diskun audioguidë me poezitë më të mira të Ismail Kadaresë me zërat më magjepsës të bërë bashkë. Është një dhuratë çmuar për të gjithë ku në një disk të vogël janë bërë bashkë tre dashuri: Letersia, Teatri dhe Muzika.