Muzgu i Perëndive të Stepës

Në takimin e rradhës biseduam rreth librit “Muzgu i Perëndive të Stepës”, një autobiografi e autorit. Rrëfimi i tij është si personal ashtu edhe i krijuar. Ky roman mund të konsiderohet si një pasqyrim i një kulture të paranojës dhe dyshimit. Kritika botërore ka vënë në dukje atmosferën e pashpresë të mjedisit letrar moskovit, aq shumë të ngjashëm me atë të Tiranës. Kjo ka qënë arsyeja që ky roman është pritur në heshtje të plotë.

I ftuar special në takim ishte gazetari dhe përkthyesi i njohur Z. Ben Andoni, i cili ndau me të pranishmit e klubit pikëpamjet e tij rreth romanit.