Një Zë i Qartë Mes Errësirës

“Një zë i qartë mes errësirës” na bashkoi në takimin letrar në nderim të ditëlindjes dhe veprës së Amos Oz (4 maj 1939 – 28 dhjetor 2018). 
 
Gazetarja Rudina Xhunga dhe përkthyesja Etleva Pushi Kondakçi ndanë me të pranishmit përshtypjet nga njohja dhe intervista me shkrimtarin. Diskutuam gjatë mbi veprën e tij, ndikimin e saj dhe librat e Kadare, dritarja nga e cila Oz njohu Shqipërinë.