moikom zeqo, muzeu vendor shtepia studio kadare

Takim Letrar, Vepra dhe Jeta e Moikom Zeqo

Me rastin e ditës së lindjes së akademikut, poetit dhe historianit Z. Moikom Zeqo, në Shtëpinë Studio Kadare u organizua një takim mes miqsh dhe dashamirës së veprës së tij. Me të ftuarit special Zj. Lida Miraj, Z. Ben Andoni, e Z. Enver Kushi, biseduam rreth kontributit të Z. Moikom Zeqo në studimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. U ndalëm dhe tek marrëdhënia e tij me shkrimtarin Z. Ismail Kadare si dhe tek dy esetë mbi romanet „Kështjella“ dhe „Kronikë ne Gurë“, të cilat qenë hapat e parë të krijimtarisë letrare të poetit.