Udhëtimi i Babagjyshit në Qytetin e 1001 Dritareve

Lexo N’Park u përmbyll këtë vit me aktivitetin tek “Reja”, ku shkrimtarja Znj. Persida Asllani bëri dhuratën më të bukur për fëmijët këtë fundvit duke prezantuar për fëmijët librin “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”. Një libër me 16 përralla, në të cilin të vegjëlit nuk mësuan vetëm për të fshehtat e Babagjyshit në Polin e Veriut, por njëkohësisht u njohën me autorët shqiptarë, pasi ky libër është një homazh për shkrimtarët si Mitrush Kuteli, Gaqo Bushaka, Asdreni, etj. Lexuam sëbashku me autoren fragmente nga libri fitues i çmimit të “Letërsisë për Fëmijë” 2020. Në fund, secili prej fëmijëve i shprehu dëshirat e tij Babagjyshit në kartolinën e shkruar me shumë dashuri.