Mbrëmje Poetike

Pas një sezoni të suksesshëm me Klubin e Librit “Kadare” dhe aktivitetet e tjera letrare u rikthyem në Muzeun “Shtëpia Studio Kadare” me një mbrëmje tejet të veçantë kushtuar artit të bukur të poezisë. Mbrëmja Poetike është një aktivitet i cili i dedikohet poezisë, artit dhe shpirtit krijues. Për poezinë nuk flitet, ajo lexohet, interpretohet. Mbrëmja Poetike bëri bashkë shumë të rinj, poetë dhe dashamirës të librit, të cilët ndanë pjesë nga poezitë e autorëve të tyre të preferuar, si dhe poezi që kanë shkruar vetë.