Satira dhe Sarkazmi Kadarean

Shtëpia Studio Kadare promovon shkrimtarët e rinj dhe librin shqip. Këtë herë përuruam librin më të ri nga fabulisti Ferit Lamaj. Është një ndër fabulistët më të njohur shqiptarë, i cili ka shkruar shumë libra gjatë karrierës së tij.

Fabulat e autorit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja si frengjisht, anglisht, italisht etj. Frymëzuar nga libri i Helena Kadare “Kohë e Pamjaftueshme”, Lamaj solli botimin e tij më të ri, librin me fabula “Satira dhe Sarkazmi Kadarean”.  Studiues e përkthyes, si Iliden Spasse dhe Behar Gjoka moderuan në këtë prezantim. Grupi iso-polifonik “Aromë Labërie” interpretoi pjesë nga fabulat duke i sjellë në një versoin tejet të veçantë për të pranishmit. Ndërsa nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” dhe studentët e Akademisë së Arteve lexuan në gjuhën angleze dhe frënge fabulat e shkrimtarit.