Xhubleta në UNESCO

Kur kalon gruaja me xhubletë, tundet dheu.”

Udhëtuam pas në kohë nga Kreto-Mikena, 4000 vjet me parë, në shekullin e XIX, me xhubletën, vjeshjen e fisme dhe misterioze që së fundmi është njohur si pjesë e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit nga UNESCO.
Ishim shumë kuriozë të dëgjonim prof. Afërdita Onuzi teksa prezantonte librin e saj “Xhubleta”. Një monografi mbi historinë dhe shtrirjen gjeografike të veshjes, stolitë e zakonet lidhur me të dhe xhubletën si tregues i statusit social.

Patëm mundësinë të kundronim nga afër veshjen e bukur shqiptarë, ku znj. Edlira Sulaj na prezantoi me punën e kryer nga artizanet tona për të ruajtur dhe trashëguar këtë pasuri unike brezave të ardhshëm.